Maqedoni

Von der Lajen: Europa ta heqë të drejtën e vetos

21.06.2022 12:26

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen, iu përgjigj një pyetjeje nga “Politico”,...

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen, iu përgjigj një pyetjeje nga “Politico”, nëse dhe si mund t'i duhet BE-së të ndryshojë procesin e saj të vendimmarrjes, i cili shpesh kërkon unanimitet, për të akomoduar anëtarët e rinj të mundshëm, duke përfshirë jo vetëm Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. 
 
“BE-ja duhet të jetë në gjendje të reagojë më shpejt ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe duhet t'i japë fund kërkesës për unanimitet në vendimet e politikës së jashtme. Në çështjet e jashtme, ne me të vërtetë duhet të kalojmë në një votë të shumicës së cilësuar," tha von der Layen në një intervistë përpara samitit të Këshillit Evropian të kësaj jave, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive pritet të kenë një Vendimi zyrtar për statusin kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë.