Maqedoni
Mbledhja e Këshillit për Punë të Përgjithsme, e fundit e presidencës franceze, RMV pa datë
21.06.2022 13:45
Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian mbildhet për herë të fundit në kuadër të presidencës franceze...

Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian mbildhet për herë të fundit në kuadër të presidencës franceze, por, edhe kësaj rradhe pa datë për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën. Megjithatë, ministrat e jashtëm sërish me mbështetje për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor, duke thënë se do të vazhdojnë me angazhimet e tyre për të zhblloguar eurointegrimin e RMV-së dhe Shqipërisë, që po mbahet penga nga Bullgaria.
“Do ta shqyrtojmë planin e Sllovenisë për zgjerimin e BE-së. Pres sinjal pozitv për Ballkanin Perëndimor, hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, statusin e vendit kandidat për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Ukrainës.”, tha Ministrja e jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon.
“Nuk duhet t’i harrojmë gjithashtu gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë kandidat ose presin të bëhen shtete kandidate.”, tha sekretarja e shtetit kroat për Çështje Evropiane, Andreja Zgombiç
“Ne do të kemi një angazhim intenziv lidhur me Ballkanin Perëndimor, që ka të bëjë me zgjidhjen e bllokadës dhe mbajtjen e konferencës me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”, tha ministrja e shtetit gjerman për Evropë, Ana Luhrman.
“Greqia është mbështetëse kyçe e zgjerimit të BE-së më Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. U përkushtuam të gjejmë zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e bllokadës, në mënyrë që të japim dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveretare.”, tha zv/minsitri i jashtëm i Greqisë Miltiadis Varviciotis.
Këshilli për Punë të Përgjithshme në fokus të bisedimeve ka vënë raportet fillestare eurointegruese me Ukrianën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
