Botë
Sofje, debat për mosbesimin e qeverisë Petkov
21.06.2022 14:05
Debat por dhe kundër qeverisjes së kryeministrit bullgar Kirill Petkovit, në interpelancën e ngritur kundër tij...

Debat por dhe kundër qeverisjes së kryeministrit bullgar Kirill Petkovit, në interpelancën e ngritur kundër tij nga opozita bullgare, rezultati i së cilës do të mësohet të mërkurën ose më së voni të enjten. Kryeministri Petkov hodhi poshtë akuzat e opozitës për kolaps të ekonomisë, për të cilën edhe është ngritur interpelnaca, dhe tha se vendi ka shënuar rritje ekonomike prej 4% në tremujorin e parë të vitit. Petkov midis tjerash kërkoi nga deputetët e partnerit të koalicionit ‘Ka një popull të Atillë’ të cilët iu janë bashkangjitur interpelancës që ta mendojnë fatin e bullgarëve me rrëzimin e qeverisë.
“Dua tu drejtohem deputetëve, veçanërisht atyre të ‘Ka një popull të Atillë’. Ne e dijmë se shumica prej jush keni hyrë me qëllime të qarta dhe nuk keni menduar se liderët tuaj do ta gjunjëzojnë Bullgarinë. Ju jeni ata që për momentin varen 7 milion bullgarë.”, tha kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov.
Nga partija “Ka një popull të Tillë” akuzuan Petkovin se nuk ka përmbushur marrëveshjet e koalicionimit në pjesën financaire. Me të njëjtat akuza si dhe infalcion dhe standard të ulët të qytetarëve akuzoi opozita përfshi partinë GERB të Borisov, inicjatore e votëbesimit.
“U parashikua vendosja e standardeve të unifikuara dhe eleminimi i korrupsionit. As që ka nisur kjo deri në këtë moment ? Nuk ka as komision ndërministror. Tanimë gjashtë shtatë muaj nuk është bërë kurfarë analize e ligjit për ndërmarjet publike.”, tha Lubomir Karimanski, deputet i “Ka një popull të tillë”.
“Për më shumë se gjashtë muaj nuk arritët të përpunoni një ligj që investotorët e huaj të vijnë në Bullgari. në vend të lligjit për thithjen e investimeve të huaja ju zgjodhët agjencinë bullgare për investime dhe bankën bullgare për zhvillim.”, tha Desisllava Trifonova, deputete e “GERB”.
“Argumentet për interpelancën janë puna e qytetarëve, çmimet në pikat e karburantit dhe supermarketet. Nëse votimi nuk kalon do të krijohet agoni, ndërkaq shteti do të hyjë nga një krizë në tjetër.”, tha Jordan Conev, deputet i ‘DPS’.
Që kryeministri Petkov të mbijetojë interpelancën I nevojiten votat e 121 deputetëve, ndërkaq për momentin ka 115, kundrejt 125 votave të opozitës.
MERALE ISMAILI
