Maqedoni
Bekteshi: Qeveria miratoi ligjin për konsumatorët
21.06.2022 15:09
Ligj i ri për mbrojtjen e konsumtatorve tani e tutje do t’i mbrojë konsumtatorët....

Ligj i ri për mbrojtjen e konsumtatorve tani e tutje do t’i mbrojë konsumtatorët. Qeveria miratoi ligjin e ri për mbrojtjen e konsumtatorëve i cili fillimisht do të duhet të sigurojë mbrojtje më të madhe e të drejtave të konsumtatorëve, ndërsa nga ana tjetër t’i parandalojë praktikat e padrejta, mashtruese dhe agresive tregëtare ndaj konsumatorëve. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i bindur se me zbatimin e këtij ligjit do t’u jepet fund njëherë e përgjithmon praktiva të pandershme tregëtare.
“Në kuadër të ligjit për mbrojtjen e konsumtatorve si risi është parashikuar edhe një kapitull i ri ku vëmendje të veçantë i kemi dhënë praktikave të padrejta, mashtruse dhe agresive tregëtare. I kemi theksuar disa herë se ballafaqohemi me një periudh krize e cila nuk është parë që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, andaj konsiderojmë se pikerisht me inkoporimin e këtyre neneve në kuadër të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe me zgjerimin e gjobave janë parashikuar konsumatorët do të jenë më të mbrojtur.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi: Nuk janë ulur çmimet sa pritej
Por çfarë po ndodh në terren me uljen e çmimeve të produkteve ushqimore në bazë vendimit të qeverisë për ngrirjen e maryhës së fitimit dhe a do të ketë ose jo zgjerim të listës së produkteve ushqimore, Bekteshi me përgjigje.
“Te disa produkte të vendouara te lista ka ulje të çmimimit të tyre, por a janë ulur këto çmime në bazë të pritshëmërive tona të jem i sinqert do kisha thënë jo. Mirëpo megjithatë brenda kësaj jave ne do të vëzhgojmë mirë e gjër situatën në terren dhe në bazë të saj do të bëjmë edhe një analizë më të saktë në lidhje me këtë dhe gjatë javës së ardhshme planifikojmë të zgjerojmë listën vendimit qeveritar për pruduket ushqimore.”, tha Bekteshi.
Ligji i ri për mbrotjen e konsumtatorëve parashikon gjoba prej 500 deri më 10 mijë euro për mashtrimeve tregëtare dhe poashtu parashikon dhe ndalesa eventuale disa mujore për shkelesit e mëdha tregëtare, ndërsa konsumatorët e mashtruar kanë të drejtë për dëmshpërblime, tha ministri Bekteshi.
REXHEP QAMILI
