Maqedoni
Kumanovë qytetarët sërish ankohen për ndotjen e ajrit
21.06.2022 15:28
Pas mëngjesit të sotëm me ajër të ndotur, me simptoma te djegies së syve...

Pas mëngjesit të sotëm me ajër të ndotur, me simptoma te djegies së syve, frymëmarrjes vështirësuar dhe erës së rëndë menjëherë janë ankuar qyterarët, të cilët thonë se janë detyruar ti mbyllin dritaret në shtëpitë e tyre. Lidhur me këtë sot me një konferencë për gazetarë kanë dalur edhe përfaqësues të autoriteteve komunale, të cilët pretendojnë se ajri po ndotet nga një fabrikë për gëlqere dhe njgjitës ne afërsi të kufirit në anën e Serbisë, për çka kanë reaguar edhe tek autoritet serbe.
“Ne si inspektorat komunal, në bashkëpunim me inspektoratin shtetëror kemi dalur në terren në territorin e Kumanovës për të hulumtuar se mos vallë ndodhet ndonjë vatër e ndotjes së ajrit në Kumanovë që ka rezultuar se në fakt nuk ekziston kurfar vatër e ndotjes së ajrit. Nga banorët e fshatit Tabanc por edhe të punësuar në pikën kufitare të Tabanocit kemi marr informacione se ndotja e ajrit vie nga tymi i dendur i një fabrike që funksionon në anën tjetër të kufirit. Për këtë kemi edhe incizime dhe fotografi të fabrikës për përpunimin e gëlqerës dheprodhimin e ngjitëses. Si inspektorat komunal e kemi njoftuar inspektoratin shtetërorë pasiqë është përgjegjës për të komunikuar me organet kompetente të Serbisë.”, theksoi inspektori komunal Boban Bojkovski.
“Menjëher pas alarmimit për ndotjen e ajrit, kryetari ynë ka kontaktuar kabinetin e kreut të Preshevës prej nga ka marrë informata se edhe kjo komunë ka të njejtin problem dhe se të njejtin nuk mund ta zgjidh në nivel local. Kemi njoftuar edhe ambasadorin e Republikës së Sërbis në Shkup, e cila tashmë është në kontakt me autoritetet serbe për ndërmarrjen e masave konkrete, jemi në pritje që ky problem të zgjidhet dhe qytetarët e Kumanovës të mos përballen gjatë verës me ajër të ndotur.”, theksoi kryetarja e këshillit komunal të kumanovës Ivana Georgievska.
Ndërkohë që gazetarët shprehën dilemën se përse derisa kemi ndotje të ajrit, aparatet matëse në disa pika te matjes së ndotjes së ajrit nuk e regjistrojnë një gjë të këtillë.
FATLUM AQIFI
