Maqedoni

LSDM: S’ka zgjedhje, përkrahni ribalancin

21.06.2022 15:43

Çështja për zgjedhje të parakohëshme parlamentare është mbyllur deri në vitin 2024..

Çështja për zgjedhje të parakohëshme parlamentare është mbyllur deri në vitin 2024, thonë nga LSDM. Ftojnë deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE që të përkrahin masat e reja antikrizë dhe propozim rebalancin e buxhetit.
 
“Në debaklin në tubim, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski, morrën porosi të qartë nga qytetarët se nuk duan bllokime dhe destruktivitet. Kështu që, VMRO-DPMNE përmes deputetëve të saj në Kuvend duhet të jep përkrahje për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022, për të cilin ka filluar diskutimi i amendamenteve. Ky ribalanc siguron mjete shtesë për masat e reja antikrizë, për paga dhe pensione më të mëdha, për investime më të mëdha në energjetikë dhe prodhimin e ushqimit prandaj, është me rëndësi që ai të miratohet sa më shpejtë.”. tha Danella Koleva, deputete e LSDM-së.
 
VMRO: Ribalanc jopopullor, duam zgjedhje 
 
Mirëpo, VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Opozita maqedonase konsideron se edhe me ribalancin e buxhetit Qeveria nuk tregon kujdesin e duhur për qytetarët. 
 
“LSDM refuzoi amendamentin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë. Ashtu si për çdo gjë tjetër LSDM i manipuloi qytetarët. S’ka vesh për kërkesat dhe nevojat reale dhe s’ka nismë që e dëshmon të kundërtën. S’ka para për punëtorët por, ka para për enë të arta, për tenderë dhe gjithçka tjetër veç, jo për popullin. U teprua. Koha është për zgjedhje dhe për ndryshime.”. tha Marija Miteva nga VMRO DPMNE.
 
VMRO DPMNE nuk është as në anën e punëtorëve as në anën e LSM-së, u kundërpërgjigëjn nga LSDM. Sipas tyre qëllimi i VMRO DPMNE-së është që të suspendojë marrëveshjen e Qeverisë me SASHK-un për rritjen e pagave prej 15%, dhe rritje të vazhdueshme sipas metodologjisë së re.
 
SHPËTIM NUREDINI