Maqedoni

Milloshovski: Tu dorëzohet deputetëve dokumenti francez

21.06.2022 15:56

Kryetari i Komsionit për politikë të jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski...

Kryetari i Komsionit për politikë të jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme që të dorëzojë deri tek deputetët të dyja dokumentet që kanë të bëjnë me RMV-në dhe propozimin francez. Sipas tij, Qeveria nuk ka të drejti të fsheh nga opinion por ka obligim moral dhe Kushtetues të pranojë dhe të marrë pjesë në diskimin në Kuvend. Në kërkesën me shkrim thuhet se nëse dokumentet dorëzohen tek deputetët, që nesër do të mbahej seancë e Komisionit për Politikë të Jashtme, pasi që pas mbajtjes së seancës së Këshillit të Bashkimit Evropian mund të jetë vonë.
 
“E kanë edhe protokollin i cili është harmonizuar edhe nga ana maqedonase edhe nga ajo bullgare për obligime të cilat i ka marrë Maqedonia me kërkesë të Bullgarisë. E dimë që e kanë propozimin për kornizën negociuese të propozuar nga Franca. Nuk kërkojmë asgjë më shumë vetëm se Kuvendi të bisedojë për këto dy dokumente të rëndësishme. Vlerësojmë se është manipulim shumë i madh Ministër për punë të jashtme apo Kryetarë i Qeverisë të thonë se nuk i kanë këto dokumente. Kjo për ta është edhe më devalvuese.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski.
 
Osmani: Milloshovski vetëm një her ka thirrur mbledhje
 
Ministi Osmani përmes një postimi në FB thekson se formalisht akoma nuk është pranuar propozimi frances si zgjidhje e mundshme për bllokadën nga ana e Bullgarisë sepse sëpari merren vendimet nga vendet antare të BE-së.
 
“Protokolli i mundëshëm i cili përmendet si dokument tashmë i gatshëm, ndoshta paraqet procesverbal nga mbajtja e Komsisionit ndërqeveritarë ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë që është paraparë në Marrëveshjene Miqësisë  së vitit 2017. Deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e këtij Komisioni në vitin 2019 dhe ky procesverbal që është i vetmi Protokoll deri më tani, është i qasshëm për opnionin tashmë tri vite. Pra, nuk ka procesverbal të finalizuar përshkak se nuk është mbajtur seanca e dytë e Komisonit Ndërqeveritarë.”, ka theksuar Osmani.
 
Ai njëherit bëri thirrje Kryetarit të Komsionit për politikë të jashtme që të caktojë sencë për zgjedhjen e disa ambasadorëve kryesorë, dërgimi i të cilëve pa nevojë është ndalur përmes mos caktimit të seacës në Komison. Theksoi se së shpëjti do ti prezantojë të gjithaa çështjet e politkës së jashtme.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI