Maqedoni
LSM: Të mërkuren fillon greva e përgjithshme
21.06.2022 16:11
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për të mërkuren ka shpallur grevë të përgjithshme në sektorin publik...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për të mërkuren ka shpallur grevë të përgjithshme në sektorin publik për shkak se, nuk janë përmbushur kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë dhe kthim të së drejtës së regresit nga viti 2023. Vendimi për grevë u soll pas takimit me përfaqësuesit e qeverisë i cili siç tha kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski ka përfunduar pa marrveshje.
“Bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë nuk dhanë rezultat. Lidhja e Sindikatave nesër definitivisht del në grevë për të shprehur pakënaqësinë për atë që nuk u dakorduam sot për rritje lineare prej 2806 denarësh dhe regrs për sektorin publik prej 30 deri në 100% nga rroga meatare. Jam i dëshpruar nga bisedimet që u zhvilluan sot në moment të fundit është e dukshme se ishte vetëm blerje kohe dhe asgjë tjetër. Nuk na ofruan asgjë përveç komisioneve për harmonizim të metodologjisë, duke na bindur se zyrtarët adminsitrativ dhe dhënësit e shërbimeve janë punëtorë jo produktiv që nuk është ashtu.”, tha kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski.
Bytiqi: Greva nuk duhej të mbahet ishim në bisedime
Por zëvendës kryemsinitri Fatmir Bytiqi shpreson për marrveshje në ditët në vijim.
“Greva nuk duhej mbajtur në këtë faze por gjithsesi është e drejtë demokratike e çdo pale të vendosë nëse do të ketë pajtim dhe nëse duhet të anulohet greva. Gjithsesi ne do ta respektojmë të drejtën për grevë dhe vendimin demokratik të Lidhjes së Sindikatave, por ne mbetemi me vullnetin për gjetjen e zgjidhjes, por të gjejmë zgjidhje sistemore e qëndrueshme për të gjitha palët.”, tha zëvendës kryemsinitri Fatmir Bytiqi.
Si arsye për grevën nga Lidhja e Sindikatave e theksojnë edhe mos miratimin e amandamentit të tyre në komisionin për financa dhe buxhet. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sqarojnë se sipas rregullave gjatë grevës së përgjithshme do të sigurohet kapacitete në dispozicion vetëm për 10 përqind e të punësuarve në këtë sektor. Protesta e LSM-së do të fillojë në orën 10 para Kuvendit ku do të vendosë 120 karrige për deputetët dhe do të zgjasë deri në orën 14.
VLORA LATIFI
