Botë
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë, merr garancinë për mbështetjen në NATO, jep mbështetjen për Shqipërinë në BE
21.06.2022 16:23
Integrimi i Shqipërisë në BE dhe anëtarësimi i Finlandës në Nato, bëri bashkë sot në Tiranë...

Integrimi i Shqipërisë në BE dhe anëtarësimi i Finlandës në Nato, bëri bashkë sot në Tiranë kryeministren Finlandeze Sanna Marin dhe Kryeministrin Edi Rama.
Krah kryeministrit Rama, homologia Marin theksoi mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.”, tha kryeministrja e Finlandës Sanna Marin.
Duke iu referuar asaj çfarë ndodh në Ukrainë, kryeministri Rama tha se Ballkani është hallkë e dobët dhe rreziku rus mund të kapërcejë kufijtë.
“Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finalndës ka shumë rëndësi për të githë komunitetin. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në cdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Më herët kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Shqipëria po mendon të refuzojë pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Rama e ka lënë të paqartë nëse është një refuzim i pastër, por thotë se gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t'u parë!
LULJETA NDOKA
