Botë

Samiti i BE-së, reagon Berisha: Qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë

21.06.2022 16:47

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e Ramës për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian....

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e Ramës për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokrat.
 
"Aleanca pro Putin në Ballkan reagon!Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE-në me mospjesmarrje në Samitin e Brukselit! Në një qëndrim sinkron nëBeograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesmarrje në Samitin e lidervëve të vendeve të BE-së që do të mbahet në Bruksel dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqesit e vendeve të Ballkanit Perendimor. Ky kërcenim i dy gangstereve autokratë të Ballkanit Perendimor, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.",- shkruan Berisha.