MPB ka zbuluar 39 emigrant
Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë javës së kaluar, në katër aksione të ndryshme për kontrabandë, ka zbuluar 39 emigrantë...

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë javës së kaluar, në katër aksione të ndryshme për kontrabandë, ka zbuluar 39 emigrantë nga Afganistani, Siria, Sudani dhe Pakistani.
Katër prej emigrantëve kanë qenë adoleshentë. Në tre raste personat nga Shkupi janë përpjekur t’i dërgojnë deri në lokacione të caktuara, prej ku do ta vazhdonin rrugën për në destinacionin e duhur. Njëri nga kontrabandistët është përpjekur të arratiset por menjëherë është arrestuar dhe dërguar në paraburgim 30 ditor.
Nga MPB njoftojnë se emigrantët janë vendosur në qendrën pranuese për të huaj në Gazi Babë, dhe do të mbahen aty për shkak se janë dëshmitarë të veprës penale për kontrabandim.
Rastin e katër të kontrabandimit janë përpjekur ta bëjnë dy shtetas grek, të cilëve po ashtu u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Mbi 5 mijë emigrant ilegal të cilët janë kapur nga policia e kanë kaluar tërë vitin në qendrën pranuese. Numri më i madh i emigrantëve të cilët kanë hyrë në Maqedoni është bërë përmes Greqisë.
MEFAIL ISMAILI
