Maqedoni
Këshilli për Punë të Përgjithshme, Bon: Nuk dorëzohemi për Shkupin e Tiranën
21.06.2022 18:13
Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian mblidhet për herë të fundit në kuadër të presidencës franceze...

Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian mblidhet për herë të fundit në kuadër të presidencës franceze por, edhe kësaj rradhe pa datë për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën.
Franca në diskutim me Sofjen mundohet t’a bind këtë të fundit në tërheqjen e bllokadës nga rruga euroitnegruese e RMV-në dhe Shqipërisë, tha sekretari i shtetit francez për çështje evropiane, Kleman Bon, duke shtuar se ofenziva do të vazhdojë deri në fund të muajit.
“Presidenca franceze është shumë aktive në përpjekje për tejkalimin e bllokadës dhe shpresoj shumë se në ditët e afërta do të ketë mundësi ta arrihet në këtë. E dini se është kontest i vështirë tani në Bullgari. Vazhdojmë bisedimet, jo vetëm me Shkupin dhe Sofjen por edhe me partneërët evropian. Shpresoj se do të arrjmë. Ka akoma rrezik por nuk do të kursejmë asnjë përpjekje deri në minutën e fundit të kësaj presidence për shpresën se mund të gjejmë ndonjë zgjidhje”, u shpreh sekretari i shtetit francez për çështje evropiane, Kleman Bon.
Propozimi francez, Bon: Ca pika janë preokupim i Bullgarisë
Bon u pyet edhe nëse propozimi francez përfshin çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes. Korniza nuk është vend ku zgjidhen problemet mes dy shteteve, por, ka ca tema brenda që nuk kanë karakter të fuqishëm bilateral mes Shkupit dhe Sofjes, thotë ai.
“Korniza negociuese nuk është vend për çështje të pastra bilaterale. Me kujdes dhe balans, nuk përjashtoj se kjo mund të jetë kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të takimeve që ka Komisioni Evropian me Shkupin dhe Sofjen, kontakteve direkte, them se ka disa tema që nuk kanë karakter direkt bilateral, por që kanë të bëjnë me preokupimet e Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut në kornizën negociuese, pra në mënyrë të kujdesshme dhe të kufizuar”, theksoi Bon.
Nënkryetari i KE-së: Shfrytëzojeni impulsin e Francës
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Tiranën t’a shfrytëzojnë impulsin diploamatik francez dhe të arrijjnë një zgjidhje.
“Ne i inkurajojmë në momentumin e ri kur presidenca franceze ka injektuar shpresën e bisedimeve ku pritet të ketë progress të theksuar së shpejti dhe për këtë falemnderojmë Francën për përpjekjet diploamtike”, u shpreh nënkryetari i KE-së, Marosh Shefçoviq.
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, edhe në këtë takim ishin pro fillimit të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, si dhe kërkuan të ketë lëvizje eurointegruese me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
