Botë

Beteja të përgjakshme në Donbas, BE do ta furnizojmë me armatim Ukrainën

21.06.2022 18:55

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë rajonin e Donbasit...

Zyrtarët ukrainas njoftojnë se situata në front të luftës është “jashtëzakonisht e vështirë”. Forcat ukrainase kanë vazhduar të mbrojnë Lisiçanskun dhe Severodonjeckun, ku janë duke u zhvilluar luftimet më të ashpra.
 
Në fabrikën “Azot” kanë mbëtur të ngujuar qindra civilë tash e një javë. Rruga që lidh Severodonjeckun dhe Lisiçanskun me qytetin Bahmut, është nën bombardime të vazhdueshme. Garda Kombëtare publikon pamjet e luftimeve në këtë rrugë. 
 
“Ushtria ruse ka kryer operacione sulmuese në disa drejtime me shumë pajisje dhe personel. Lysychansku u granatua rëndë pothuajse gjatë gjithë ditës. Është e pamundur të kuptojmë numrin e viktimave. Kjo ëshë ofanziva më e ashpër gjatë gjithë luftës. Forcat ruse kanë marrë pjesën më të madhe të qytetit lindor të Sievierodonetsk, në përjashtim të zonën industriale "Azot". Aty janë strehuar 568 njerëz, duke përfshirë dhjetëra fëmijë, janë kryesisht punonjës të kompanisë dhe familjet e tyre që refuzuan të evakuohen.”, tha Kryebashkiaku i rajonit Luhansk, Serhiy Haidai. 
 
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska është “e tërbuar” për vendimin që do të marrë Këshilli Evropian rreth garantimit ose jo të statusit të shtetit kandidat për Ukrainën. Ai njofton se Moska do të rrisë sulmet, para mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian këtë javë.
 
“Hap pas hapi ne jemi duke ecur drejt një jave kritike dhe jemi duke bërë gjithçka që mundemi ashtu që askush të mos ketë dyshime që Ukraina meriton apo jo statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
 
Teksa Rusia është koncentruar në luftimet në Donbas, sistemet e avancuara të armatimit të prodhuara në Perëndim, që i janë dhënë donacion Ukrainës, kanë nisur të vërehen në front të luftës. Ata premtojnë se do ta mbështesin Ukrainën deri në fitore, pavarisht pasojave. 
 
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me armë për si për sa kohë që Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë. Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj u vendosën edhe sankisone ndaj Rusisë.Këto sanksione funksionojnë por na dëmtojnë edhe neve.Liria ka çmimin e saj dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim.”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. 
 
Scholz theksoi se ai do të nxisë një vendim pozitiv për Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU