Maqedoni
Edhe Shkupi u solidarizua me Parisin
11.01.2015 18:15
Gazetarët në Maqedoni sot kanë përkrahur Marshin në Paris, i cili u zhvillua me rastin e vrasjeve në gazetën satirike franceze “Sharli Hebdo”...

Marshi u organizua nga Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa morën pjesë gazetar nga më shumë media në vend.
“Është lehtë të jesh sot në Paris, por ne menduam se duhet të jemi edhe këtu në Shkup. Morëm ftesë nga kolegët tonë sindikalist dhe organizatat ndërkombëtare që të marrim pjesë në atë marsh, por megjithatë, kohezioni, humaniteti, solidarizimi kundër këtij akti terrorist, mendojmë se duhet ta tregojmë edhe prej këtu në Shkup”, shprehet zëvendëskryetari i sindikatës së gazetarëve Dragan Antonovski.
Marshi u zhvillua nga parku i gazetarëve, përball ndërtesës “Nova Makedonija” deri në qendrën kulturore franceze, ku bëhej transmetim i drejtpërdrejtë i marshit nga Parisi dhe njëkohësisht ishte hapur libër përkujtimor ku gazetarët pjesëmarrës shprehën ngushëllimet e tyre.
MEFAIL ISMAILI
