Maqedoni
Parashikimi i motit
22.06.2022 09:01
Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare...

Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullime dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me erëra të forta deri të forta dhe breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29°C deri në 38°C.
Në Shkup do të mbaj mot jo-stabil me reshje të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33°C.
Nesër moti pritet të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.
