Tërmeti i fuqishëm në Afganistan e Pakistan, regjistrohen qindra të vdekur dhe të lënduar
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar 280 viktima dhe qindra të plagosur....

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar 280 viktima dhe qindra të plagosur. Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
Një zyrtar i qeverisë lokale tha se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se më shumë se 600 të tjerë ishin plagosur.
Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost. Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.
Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Autoritetet kanë bërë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”
