Maqedoni
Kovacevski, Rama dhe Vuciq njoftim nëse do të marrin pjesë në samitin e BE-së
22.06.2022 10:55
Liderët e Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë – Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama – do të njoftojnë sot nëse do të marrin pjesë..

Liderët e Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë – Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama – do të njoftojnë sot nëse do të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor të enjten në Bruksel.
Kështu është rënë dakord në bisedën e tyre dje përmes një video-linku. Kovaçevski ka sqaruarn ë Facebook se të tre janë pajtuar që pas konsultimeve të brendshme shtesë, të marrin vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen e tyre në Samit.
Përmes Twitterit kryeministri shqiptar Edi Rama, ka qenë më eksplicit në shkrimin e tij, ku thotë që “Duket se vendet do të marrin një tjetër Jo në Bruksel.. I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nu kështë një spektakël i mirë për t'uparë! Çfarë duhet kërkuar aty”, shkruan Rama në Twitter.
