Botë
“Propozimi francez”, Radev porosi politikanëve: Mos nxitoni të shpallni fitore historike
22.06.2022 11:45
"Propozimi francez" për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut...

"Propozimi francez" për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është më i miri për Bullgarinë, por politikanët bullgarë nuk duhet të nxitojnë të shpallin një fitore historike, sepse dokumentet e propozuara nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e Sofjes, tha presidenti bullgar Rumen.
Radev theksoi se gjëja më e mirë është se Bullgaria arriti të kundërshtojë dy këshilla të zgjerimit të BE-së, kur kishte qëndrim të qartë dhe argumente të qarta.Sipas Radev, partnerët evropianë të Sofjes ndajnë pikëpamjen e saj se "çështja e mbrojtjes së të drejtave civile dhe luftimit të diskriminimit nuk mund të jetë një çështje dypalëshe vetëm midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, por duhet të ngrihet në nivel të BE-së".
Ai gjithashtu u bëri thirrje politikanëve bullgarë që të mos nxitojnë për të shpallur një “fitore historike”, sepse, siç theksoi, ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është hapi i fundit, por i pari drejt integrimit të vendit në BE.- Duhet të jetë e qartë se ky proces bazohet në dy dokumente të rëndësishme - i pari është Korniza Negociatore, e cila është obligim dhe përgatitet nga BE-ja. E dyta është protokolli dypalësh, i cili është angazhimi ynë dhe pjesë integrale e kornizës negociuese, tha Radev, duke shtuar se protokolli dypalësh i propozuar aktualisht "nuk ofron garanci të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e Bullgarisë".
