Maqedoni

Opozita bullgare i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Varhelyi: Vendim historik!

22.06.2022 13:10

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut...

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka njoftuar se do të votojë pro, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij.
 
Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili e quan vendim historik për Europën.
 
“Falënderojmë liderin e opozitës Gerb@BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.”,- shkruan Varhelyi në Twitter.