Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez
22.06.2022 14:44
VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë...

VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, ndërsa akuzon Qeverinë se atë e ka bërë fshehurazi dhe këtë duhet hapur të ia pranojë opinionit. VMRO kërkon zgjedhje që populli të vendosë nëse bëhet fjalë për vendim të duhur.
“Propozimi për vënien e kërkesave bullgare në suaza të negociatave me BE-në është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani, dhe ai patjetër ka kaluar në kanalet e komunikimit mes MPJ-së dhe Republikës franceze. VMRO-DPMNE nuk kalkulon me interesat nacionale maqedonase siç atë e bën LSDM. VMRO-DPMNE e refuzon propozimin nga Parisi dhe vlerëson se ai shpie drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizmit të shtetit.”,- tha Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-Popullore: Propozimi ka edhe elemente të mira
Ndërkohë për VMRO-Popullore propozimi francez ka edhe elemente të mira që janë në interes të vendit dhe për tejkalimin e vetos bullgare.
"U bëjmë thirrje atyre që e kritikojnë propozimin francez të mos e hedhin atë në atmosferë histerike, por konkretisht t’i kritikojnë pjesët për të cilat vlerësojnë se nuk janë në interes të RMV-së.",- u tha nga VMRO-Popullore.
Në këtë mënyrë do të dëshmojnë se e kanë lexuar propozimin francez, thuhet në kumtesën e partisë VMRO-Popullore.
FLORIJE BELULI KAMBERI
