Maqedoni

Samiti i BE-së, Kovaçevski, Rama e Vuçiq konfirmojnë pjesëmarrjen

22.06.2022 15:01

Kryeministrat të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski...

Kryeministrat të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski, dhe Edi Rama si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmojnë pjesëmarrjen në samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor të enjten dhe të premten. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pari që vendosi t’i bashkëngjitet samitit, tha se sinjalet për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut kanë bërë që të heq dorë nga bojkoti.
 
“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s. Ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.”,- ka shkruar në twiter Rama. 
 
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, është shprehur se pjesëmarrja konfirmon rrugën europiane të tre vendeve të “Ballkanit të Hapur”.
 
“Unë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, vendosëm të rikonfirmojmë të ardhmen evropiane të vendeve tona. Nëse nuk sigurohet progres i procesit të eurointegrimeve, kjo do të jetë një problem serioz dhe goditje e kredibilitetit të BE-së në Ballkan. Qëndrimet tona do ti themi bashkërisht në samit.”,- ka shkruar Kovaçevski.  
 
Në Samitin e Bashkimit Evropian, do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë tashmë është përgatitur drafti i konkluzave që do të miratohen në këtë takim të Këshillit Evropian.
 
Por, përveç porosive politike për përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit me BE-në nuk priten vendime konkrete sa i përket nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.”,- thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.
 
Nga ky takim do t’i bëhet ftesë Komisionit Evropian, përfaqësuesit të Lartë dhe Këshillit që “të avancojnë më tej integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në mënyrën reversibile dhe bazuar në merita.
 
MERAL ISMAILI