Botë
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, qindra të vdekur, bilanci mund të rëndohet
22.06.2022 17:14
Qindra të vdekur e mijëra të plagosur, shumica e tyre me plagë serioze për jetën, si pasoj e tërmetit prej 6.1 shkallësh që goditi Afganistanin....

Qindra të vdekur e mijëra të plagosur, shumica e tyre me plagë serioze për jetën, si pasoj e tërmetit prej 6.1 shkallësh që goditi Afganistanin. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.
Lëkundjet u shtrinë në një zonë prej rreth 500 kilometrash dhe u ndien edhe në Pakistan dhe Indi. 119 milionë persona kanë qenë në gjendje që të ndiejnë lëkundjet sizmike që shkaktuan një tragjedi në vendin e varfër të qeverisur nga talibanët.Dëmet më të mëdha u shkaktuan në qytetin e Khostit dhe Paktikas. Shumë njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet nëse ndihma nuk arrin nga Kabuli. Pas thirrjes për ndihmë, zyrtarë të qeverisë talibane kanë mbërritur pranë zonave të prekura, ku dëmet përllogariten të jenë katastrofale, duke u nisur nga cilësia e ndërtimit të banesave të afganëve.
Videot e publikuara nga Shoqëria Afgane e Gjysmëhënës së Kuqe tregojnë se ndihma po dërgohet nga Kabuli në Paktika dhe Khost dhe në vend ka në mbërritur edhe përfaqësues nga OBSH. Pamjet tregojnë ambulanca dhe shpëtimtarë në zonat e prekura nga tërmeti.
FARIJE DAUTI BAKIJU
