Maqedoni
Familja Saliu nga Gazi Baba ka nevojë për ndihmë
11.01.2015 18:19
Në këtë dhomë të vetme jeton familja Saliu nga lagja Gazi Babë. Këtu hanë, këtu rinë, këtu flejnë...

Edhe vendbanimin e vetëm që kanë nuk është i sigurtë. Tavani u pikon, nga dritaret futet era, dyshemeja është aq e ftohtë saqe nuk bën dallim nëse je brenda apo jasht dhome.
“9 vite jetoj në këtë shtëpi, me një dhomë kam jetuar me vjerit. Hamë, pimë ,flejmë , ri në këtë dhomë, kam dëshirë të jem më mirë por cfarë të bëjmë , kuzhinë nuk kam, jash i laj enët, banjo brenda nuk kam fëmijët i laj jasht, edhe vet poashtu, dyert e banjos nuk mbyllen, tash ftohët, pasi verës është më ndryshe, por dimrit është ftohtë. Jash i laj enët më vjen ftohtë por skam cka të bëj”, shprehet bashkëshortja Nafije Saliu.
Bara është mbi supet e Muhametit, i cili është i vetmi që mundohet të nxjërr ndonjë denar në familje.
Pas një dite jashtë Muhameti kthehet në shtëpi. Ai vërehet nga fytyra se nuk është i lumtur. Celes i lumturisë së tij është fitimi. Kjo të le të kuptosh se dita e sotme për të nuk ka qenë me shumë fat.
Moment më i rrëndë është si të futet brenda kur nuk u ka sjell asgjë fëmijëve dhe bashkshortes. Fëmijët vrapojnë ta përqafojnë dhe e presin me lot në sy babin e tyre.
“Cdo herë ashtu ndodh , vrapojnë sa herë, disa herë te dera e disa herë këtu, kur më shikojnë pa qese në dorë edhe mua më vjen shumë rëndë.Mundohem gjithë ditën gjithë natën, të punoj për këta, pasi nvaren prej mua. Momentalisht asgje, është edhe ftoht, borë. Po të më ofroj dikush punë nuk do ta kisha zgjedhur. Sot kam dalur gjithë ditën”, shprehet bashkëshorti Muhamet Saliu.
Mungesa e parave ka pamundësuar dërgimin e djalit të tyre Jasinit në spital të cilit në krahëror i ka dalur mish i egër.
Edhe pse nuk e kanë të lehtë, duke mos gjetur rrugëzgjidhje detyrohen që hallin ta bëjnë public.
Njeriu kur ndjen dhimbje është i gjallë, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri. Besojmë se keni ndjere në lëkur dhimbjen e tyre dhe për tua lehtësuar gjendjen do tua zgjasim dorën.
RINA TURKESHI-SAHITI
