Botë
Bullgari, parlamenti rrëzon qeverin e Kiril Petkovit
22.06.2022 20:21
Vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjes së kabinetit të Kiril Petkovit...

Vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjes së kabinetit të Kiril Petkovit, Bullgaria sërish hyri në një periudhë të re pasigurie. Me 123 vota “pro” dhe 116 vota “kundër” Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë.
Pro rrëzimit të ekzekutivit votuan 59 deputetë nga GERB-SDS, 33 të DSP, 19 nga ITN dhe 12 të partis Rilindja. Qeverin e Petkovit e mbështetën 67 deputet të partis së tij “Ne Vazhdojmë me Ndryshime”, si 42 depuetet të Koalicionit.
Pas votimit të mosbesimit Petkov ironizoi duke thënë se ka qenë nder për të që të rrëzohet nga të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski, Borisov, Trifonov dhe Mitrofanova, ambasadori i Rusisë në Bullgari”
“Ishte një nder i madh për mua të drejtoja Qeverinë e Bullgarisë. Ky është një hap i vogël nga një rrugë e gjatë. Ajo që ata nuk e kuptuan është se një popull i tillë bullgar nuk mund të ketë sukses. Ne do të vazhdojmë në këtë betejë dhe një ditë do ta kemi Bullgarinë pa prapaskenë, pa mafie. Një shtet normal, i suksesshëm. “Faleminderit””, u shpreh ish kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Menjëherë pas votimit të mosbesimit, DPS paraqiti propozim për miratimin e projekt-kornizës negociuese për Maqedoninë dhe Shqipërinë të propozuar nga presidenca franceze. Mbështetje të propozimit fracez paralajmeroi edhe Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desislava Atanasova.
GERB-SDS janë të gatshme me një propozim projekt për miratimin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë, e cila do të garantojë se Bullgaria dhe interesat kombëtare bullgare do të jenë të mbrojtura.
“Ky është propozimi më i mirë i marrë ndonjëherë. Duhen disa rregullime për t'u përshtatur. Kiril Petkov nuk arriti kurrë të përgatiste një propozim bullgar për këtë çështje dhe u fsheh dhe ndoqi një politikë të jashtme të dyfishtë”, theksoi Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desislava Atanasova.
Petkov së bashku me Ministrat e kabinetit të tij u larguan nga ndërtesa e Kuvendit dhe u pritën me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur në mbështetje të qeverisë.
"Ne do të përpiqemi edhe një herë me deputetët e pavarur nëse ata duan të jenë me ne, nëse jo, atëherë shkojmë në zgjedhje," tha Petkov para qytarëve.
Qeveria e Petkovit nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB me argumentimin se ekzekutivi kishte dështuar në politikat financiare.
Kësaj i erdhi në ndihmë edhe dalja nga koalicioni i partisë së Slavi Trifonovit, i cili akuzoi Petkovin se ka pasur qëndrim shumë të butë për të lejuar Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet e pranimit me BE.
Me rrëzimin e qeverisë së Petkovit, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë “peng” i Bullgarisë. Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri here, një rekord në historinë e Bullgarisë.
SANIJE DURAKU
