Parashikimi i motit
Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane....

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat perëndimore të cilat do të kenë vranësira të vogla lokale dhe me erë të përforcuar veriperëndimore.
Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga moti jostabil i cili do vjen me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13°C deri 22°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29°C deri 38°C. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup, mot i ngjashëm me dukuri të reshjeve të kohëpakohshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar pasdite. Temperatura minimale do të zbresë deri 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34°C.
Nesër dhe të shtunën do të ketë mot të paqëndrueshëm, ndërsa të dielën pritet që moti të stabilizohet gradualisht.
