Botë
Sot dhe nesër mbahet samiti i KE-së, Rama pesimist për zhvillime në orët e fundit
23.06.2022 11:02
Sot dhe nesër, mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave...

Sot dhe nesër, mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në samit marrin pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryemisnitri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Vuçiç. Konfimrimi për pjesmarrje në samit nga liderët e Ballkanit erdhi pasi opozita bullgare deklaroi votën e saj pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërisë duke qenë se dy shtet janë së bashku në këtë proces. Por shpresat e ngritura pas deklaratës së opozitës bullgare pro propozimit francez u dobësuan, pasi kuvedi bullgar miratoi rrëzimin e qeverisë së kryemisnitrit Kiril Petkov.
Megjithate kryemisnitri Edi Rama nga Bruskeli tha se nuk është optimist për zvillime të orëve të fundit.
“Përkundër optimizmit të ngutur edhe të disave këtu në Bruksel nuk pret të zgjidhet asgjë një Bullgari. Po ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehetësuar nga kjo pengmarrje i një vendi të NATOS, të dy vendeve të NATOS në kulmin e një lufte të nxehtë në kufinjtë e Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë.”, u shpreh kryemisnitri shqiptar Edi Rama.
