Maqedoni

Varhelyi: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

23.06.2022 11:23

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, thotë se Ballkani Perëndimor...

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së. Në një postim në Twitter, ai i bën thirrje Bullgarisë që të miratojë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita #GERB e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”, shkruan Varhelyi në Twitter.