Botë

Osmani: Kosova pret heqjen e vizave

23.06.2022 11:58

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave....

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ajo para takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se nëse hiqen vizat për kosovarët kjo është një drejtësi e madhe për ata. 

“Ne sigurisht shpresojmë, megjithatë nuk dua t’i rris pritshmëritë në këtë moment kohor. Sepse ky proces nuk është më në duart tona. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave vite më parë. Ne u jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare dhe tani është koha që shtetet anëtare të mbështesin vërtet këtë proces. Sepse kjo është një drejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani. 
 
Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Bruskeli i pyetur për të komentuar kërkesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.