Maqedoni
Propozimi francez dhe oferta franceze, Petkov: Radev - një frikacak, Borisovi - manipulues i dyfishtë
23.06.2022 11:39
Kryeministri i dorëhequr bullgar, Kiril Petkov, para Samitit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel...

Kryeministri i dorëhequr bullgar, Kiril Petkov, para Samitit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, tha se oferta franceze i pëlqen dhe se nuk mund te ketë një tjetër të tillë. Megjithatë është Parlamenti bullgar ai i cili duhet të vendosë, kurse ai si kryeministër do ta mbajë fjalën",- tha Petkov, duke bërë të qartë se qëndrimi i Bullgarisë do të mbetet i pandryshuar deri në vendimin përfundimtar të Asamblesë Kombëtare.
“Unë jam kryeministër dhe kur i premtoj diçka popullit bullgar, e mbaj fjalën. Shpresoj që në ditët në vijim Kuvendi Kombëtar të marrë një vendim për këtë çështje. Ne kemi një moment historik që të mund të ruajmë të gjitha interesat tona bullgare, gjërat që i kemi ëndërruar për një kohë të gjatë.”,- tha kryeministri në dorëheqje i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Ai sulmoi ashpër dhe drejtpërdrejt sjelljen e presidentit, Rumen Radev.
“Presidenti nuk mund të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të fshihet në vende të ndryshme. Nëse je president, t’i mbledh siç duhet shërbimet, partitë.... ulemi, diskutojmë dhe dalim. Ranë maskat, u lodha nga frikacakët.”,- theksoi kryeministri në dorëheqje i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Petkov me reagime të ashpra edhe në adresë të ish kryeministrit, Bojko Borisov, i cili deklaroi publikisht se do të mbështeste propozimin francez dhe më pas bllokoi punën e Komitetit të Politikës së Jashtme, që duhej t'i jepte një amin.
"Deputetët nuk mund të formojnë kuorum ditën e dytë, jam i befasuar, por dukshëm kanë frikë të hapin debat sepse nuk mund të zgjedhin kryetar të Kuvendit Popullor. Askush nuk duhet të përpiqet të flakë pataten e nxehtë duke e vënë në postin e kryeministrit që të vendosë vetë.”,- deklaroi Petkov.
Duke e cilësuar Borisovin si manipulues të dyfishtë, e porositi që nëse është një ish-shtetar i vërtetë, le të shkojë në komision dhe le të merret vendimi i duhur. Sipas Petkovit, kjo luftë është tipike për Borisovin dhe këtë bullgarët e shohin për 12 vite rresht, nënvizoi Petkov.
MERITA GASHI
