Maqedoni

Shoqata e Hotelierëve: Duhet një ministri e veçantë e turizmit

23.06.2022 14:46

Reforma e re e Administratës Shtetërore parashikon shkrirjen e Agjencisë së Turizmit në Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrjes...

Reforma e re e Administratës Shtetërore parashikon shkrirjen e Agjencisë së Turizmit në Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrjes, nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë. Sipas ekspertëve të turizmit, kjo është një zgjidhje e nxituar dhe e papërshtatshme, e cila mund të sjellë pengesa. Për ta është e nevojshme të krijohet një Organizatë Kombëtare e Turizmit, ose një ministri e veçantë e turizmit sipas shembullit të vendeve të tjera të rajonit. 
 
“U kërkua që Agjencia të bëhet një organizatë kombëtare e turizmit me kompetenca të veçanta nën të cilat duhet të jetë inspektimi turistik dhe policia turistike, ku të njëjtët të kenë edhe disa zyra nën menaxhimin e saj për të mundësuar një promovim edhe më të madh, një mbështetje edhe më të madhe për sektorin.”,- tha drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, Ljupço Janeski.
 
“Duhet të ketë një ministri të turizmit që do të punojë dhe do të veprojë veçmas dhe ashtu mund të zgjidhen shumica e problemeve që përmendim vazhdimisht, të llojit të pajtueshmërisë, policia turistike etj. që na mungojnë në turizëm, e që do të ishte në përgjegjësinë e asaj ministrie.”,- theksoi kryetari i HOTAM-it, Kërste Blazheski.
 
Nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit thonë se ekonomia turistike është një shtyllë e ekonomisë në vend. Ata njoftojnë se do të intensifikojnë takimet me të gjitha palët e interesuara për të rishikuar sistematizimin e ri të propozuar. 

ILMIJE ZHAKU