Maqedoni
Samiti BE - Ballkani Perëndimor, pa rezultate, Borell: Nuk arritëm cakun për Shkupin dhe Tiranën
23.06.2022 15:54
Samiti i shumëpritur i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbylli shpresat për t’i filluar bisedimet me BE-në...

Samiti i shumëpritur i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbylli shpresat për t’i filluar bisedimet me BE-në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria gjatë presidencës franceze. Edhe pse u paralajmërua se pas mbledhjes do të dalë në pres konferencë kryetari francez Macron dhe kryetari i Këshillit Evropian Mishel, një gjë e tillë u anulua. Optimizmi mungoi që në mëngjes nga krerët e institucioneve të BE-së. Diplomati i lartë i BE-së Borel dhe shefi i ekzekutivit evropian Mishel, para mbledhjes mbajtën shpresën se në Parlamentin bullgar do të ketë një qëndrim unik pozitiv mbi propozimin francez.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan. Sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë. Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë.”,- tha përfaqësues për politikë të jashme të BE-së, Josep Borrell.
Michel: Varemi nga Bullgaria
“Për momentin akoma ka diskutime në Bullgari. Me kujdes e ndjekim situatën dhe bashkë me presidencën franceze e cila ka paraqitur propozim në tryezë që sa më shpejt të fillojnë bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë. Ky ishte prioritet i lartë për ne dhe bëjmë çmos të kemi rezultat.”- theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Charls Michel.
Sholz: U teprua pritja e Ballkanit Perëndimor
Para takimit, i zëshëm për të rezultuar me epilog pozitiv për Ballkanin Perëndimor ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Shulz.
“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vite mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo të ndodhë.”,- theksoi kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz
Edhe shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së pa rezervë përkrahën lëvizjen përpara të Shkupit dhe Tiranës, por kjo hasi në përplasjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, marrëveshja e të cilëve u pritën deri në momentet e fundit të samitit, por pa rezultat.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
