Botë
Parlamenti Europian mbështet statusin për kandidat të Ukrainës në BE
23.06.2022 17:52
Europarlamenti e përkrahu statusin për kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE....

Europarlamenti e përkrahu statusin për kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE. Banorët e Kievit shprehën optimizëm por edhe rezervë për perspektivën europiane të vendit.
“E rëndësishme është kandidatura, ajo do të thotë mbrojtje dhe shpresë.”,- tha një qytetar.
“Me këtë nuk do të zgjidhen problemet, BE i mbron kushtet, gjendja do të jetë e njëjtë.”,- theksoi një qytetar.
Përkrahja e Kievit dhe bashkimi i perëndimit në periudhën e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe kriza ekonomike do të testohen në dy samite javën që vjen. Pas mbledhjes dyditore në Bruksel nga e diela deri të martën do të mbahet Samiti i G7-tës. Më pas anëtarët e NATO-s në mbledhje në Madrid do t’i vërtetojnë hapat e reja drejt sigurisë evropiane. Kancelari gjerman Sholc thekson se për ripërtëritjen e Ukrainës nevojitet plan i Marshalit.
“BE ka dedikuar miliarda dollarë nga fondet në 100 ditët e fundit që t’i ndihmojë Ukrainës. Gjermania është edhe më tej në radhët e para për këtë gjë.”,- tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc.
Ukraina lindore gjendet në prag të muajit të pestë nga konflikti i armatosur me Rusinë.
“Sulmi rus mbi Ukrainën e riktheu kujtimin e faqeve më të errëta të historisë. Bombat ruse shkatërrojnë qytete, ushtarët rus vrasin mijëra civilë.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Edhe e ardhmja e sektorit energjetik nuk dihet.
“Rusia e shfrytëzon energjinë si armë. Në ditët e fundit pamë ndërprerje të dërgimit të gazit. 12 vende po i vuajnë pasojat nga bllokada e Rusisë.”,- tha nënkryetari i BE-së, Frans Timermans.
Javën e kaluar gaspromi rus e uli sasinë e gazit drejt Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, duke thënë se kjo ka të bëjë me defekte në sistemin i cili është dërguar në Kanada. Paraprakisht nga rrjeti u skuqën Polonia, Bullgaria, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Holanda.
FLUTURA LATIFI
