Maqedoni

93 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

23.06.2022 18:12

Nga 777 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 93 raste të reja me Covid-19....

Nga 777 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 93 raste të reja me Covid-19. Për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Janë regjistruar 14 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.252, numri i të shëruarve është 303.410, numri i të vdekurve është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 520.