Botë
KB: Numri i të vdekurve në Ukrainë tejkaloi 4.800 persona
12.01.2015 09:33
Nga fillimi i konfliktit të vitit të kaluar në muajin prill, e deri në fillim të vitit, në Ukrainë humbën jetën 4.808 persona...

Nga fillimi i konfliktit të vitit të kaluar në muajin prill, e deri në fillim të vitit, në Ukrainë humbën jetën 4.808 persona, kumtoi Drejtoria e KB-së për kordinim të çështjeve humanitare.
Ashtu siç lajmëroi TASS, në listën e KB-së të personave të vrarë, janë edhe 298 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit të kompanisë "Malejzia Erlajns", i cili u rrëzua në Ukrainën lindore më 17 korrik të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të KB-së, duke përmbyllur me 6 janarin, në përleshjet në Ukrainë janë plagosur 10.468 persona.
Mbi një milion ukrainas i kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa rreth 1,4 milion jetojnë në kushte mizore dhe u nevojitet ndihmë humanitare, njofton Drejtoria e KB-së për kordinim të çështjeve humanitare.
Në kushte të tilla, Polonia filloi me evakuimin e pothuaj 200 polakëve në pjesën lindore të Ukrainës. Sipas Ministrisë polake të Punëve të Jashtme, karvani i automjeteve me polakët e evakuuar është shoqëruar nga anëtarë të armatës ukrainase dhe në mënyrë të sigurtë ka arritur në Harkov, prej ku duhet të vazhdojë drejt Polonisë./mia
