Maqedoni

Prpozimi francez, Kovaçki: Qeveria ka fshehur propozimin nga qytetarët

23.06.2022 18:20

Pas refuzimit të propozimit francez nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i menjëhershëm ishte edhe reagimi VMRO-DPMNE....

Pas refuzimit të propozimit francez nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i menjëhershëm ishte edhe reagimi VMRO-DPMNE. Nga pallati i bardhë, thonë se propozimi i fundit që do të thoshte bullgarizim i maqedonasve dështoi dhe kjo është meritë e qytetarëve dhe VMRO-DPMNE-së. Ata akuzojnë kryeministrin Kovaçevski se 6 muaj ka negociuar për këtë propozim ndërsa tani reteron në Bruksel. Sipas deputetit Kovaçki, këto kanë qenë kërkesat e Qeverisë. 
 
“Konferenca ndërqeveritare duhet të fillojë menjëherë dhe çdo gjë tjetër në propozim ishte e rregullt dhe e pranueshme për ta. Ata kërkuan që propozimi të miratohet shpejt në Bullgari, në mënyrë që opinioni maqedonas të mos njihet në detaje me propozimin dhe në atë ngutje dhe nxitim, kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së kishte në plan të bënte eufori se ja po fillojmë negociatat. Me euforinë e krijuar kanë dashur të zbatojnë taktikën e tyre politike - "karotë ose shkop", duke shpresuar se VMRO-DPMNE-së dhe popullit nuk do t'i mbetet gjë tjetër veçse të mbështesin ndryshimet kushtetuese para aktit përfundimtar.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçevski.
 
VMRO-DPMNE kërkon që Kovaçevski dhe qeveria e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli të japin dorëheqje. 
 
SANIJE DURAKU