Maqedoni
Parashikimi i motit
24.06.2022 10:16
Këtë të premte vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, reshje lokale shiu me bubullima të rralla....

Këtë të premte vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, reshje lokale shiu me bubullima të rralla. Pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë sërish i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 12°C deri në 20°C, maksimalja do të arrijë në 27°C deri në 34°C, indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare paradite me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17°C ndërsa maksimalja do të arrijë në 31°C.
Moti do të stabilizohet gjatë fundjavës. Do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të rrallë të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
