Maqedoni

Korrniza negociuese/heqja e veto-s bullgare, Macron: Jemi afër një marrëveshjeje

24.06.2022 11:23

Pas refuzimit të propozimit nga pala maqedonase, presidenti francez Macron...

Pas refuzimit të propozimit nga pala maqedonase, presidenti francez Macron shprehu optimizëm se është e mundur një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes për kornizën negociuese dhe paralajmëroi negociata në orët në vijim.
 
 “Ne jemi afër marrëveshjes, kemi bërë një propozim, kemi punuar së bashku, na ka mundësuar që të shtrojmë kërkesat bullgare, të cilat janë në përputhje me atë që mund të bëjë Maqedonia e Veriut, por padyshim që duhet dukshmëri dhe ndërtim besimi," ka thënë Macron në një deklaratë për gazetarët, të cilët nga afër I ndiqnin zhvillimet para dhe gjatë Samitit.
 
"Në orët e ardhshme do të kemi bisedime me maqedonasit për të arritur një marrëveshje," shton më tej Makron, dhe shpreson se javën e ardhshme në një takim të Coreper mbi procesin do të jenë në gjendje të sigurojnë që Maqedonia  e Veriut dhe Shqipëria të lëvizin përpara. Ai tha se "Maqedonia e Veriut  deri më tani ka bërë hapa historikë, si ndryshimi i emrit dhe kushtetutës dhe tani një shtet anëtar i BE-së sërish kërkon ndryshime. A është e drejtë për Maqedoninë, duhet të them që nuk është. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë kaq shumë presion ndaj Bullgarisë në muajt e fundit", tha Macron.