Maqedoni
Ndryshimet në rezolutën franceze, Osmani: Procesi bllokohet në periudhë afatgjate
24.06.2022 11:35
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me miratimin e mundshëm të propozimit francez...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me miratimin e mundshëm të propozimit francez në Parlamentin bullgar.
Sipas Osmanit u bënë ndryshime pikërisht në pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez, marrë parasysh ndjeshmërinë.
“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dyja fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë. Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, ka shkruar Osmani.
