Maqedoni

Prej 15 shtatorit 17.012 qytetarë janë paraqitur në "Alo doktor"

12.01.2015 10:06

Prej 15 shtatorit e deri tani 17.012 qytetarë janë paraqitur në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor"...

Gjatë shtatë ditëve të kaluara në linjë ka pasur 1.109 thirrje.
 
Shtëpia e shëndetit - Shkup kumtoi se në linjën telefonike 22 mjekë janë të qasshëm për këshilla mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
Të gjithë qytetarëve që janë paraqitur në "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillave shëndetësore dhe terapisë adekuate të simptomave nëse nevojitej. Dy personave për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën janë paraqitur në "Alo doktor" thirrjen u është riorientuar në Shërbimin për mjekësi urgjente 194.
 
Nga Shtëpia e shëndetit - Shkup theksojnë se paraqitjet gjatë javës së kaluar më së shumti kanë qenë për simptome respiratorë, kollitje, ftohje dhe temperaturë të lartë trupore.
 
Në qendrën "Alo doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshilla mjekësore janë kujdestar dhe të qasshëm drejtorët e enteve publike shëndetësore. Në linjë sot prej orës 18 deri në orën 22 kujdestar do të jetë drejtori i Klinikës për neurokirurgji prof. dr. Aleksandar Çaparoski./mia