Botë

Samiti i BE-së/ Ballkani Perëndimor, dëshpërohet Kosova, s’ka liberalizim të vizave

23.06.2022 15:58

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë....

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.
 
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbetën peng të vetos së Bullgarisë, e cila ka mosmarrëveshje me shtetin maqedonas.
 
Ndër konkluzat e  Këshillit europian Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
 
“Këshilli Evropian rikujton rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti ato lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit si dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu u bën thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të pakicave.