Botë
Afganistan, arrijnë ndihmat e para pas tërmetit
24.06.2022 12:17
Bashkimi Evropian dërgon ndihmë në Afganistan pas tërmetit shkatërrues...

Bashkimi Evropian dërgon ndihmë në Afganistan pas tërmetit shkatërrues, me ç’rast jetën e humbën mbi një mijë njerëz, ndërsa së paku 1.500 janë lënduar.
Ndihma e BE-së për Afganistanin është në vlerë prej një milion euro, ndërsa mjetet do të shpërndahen nga grupet humanitare aktive në vend, përfshirë organizatat joqeveritare dhe Kombet e Bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh theksoi se KB është “tërësisht e mobilizuar” në Afganistan.
Ndërkohë Tajvani paralajmëroi se do të dhurojë një milion dollarë për Afganistanin, por se nuk do të dërgojë ekipe shpëtimtarësh. Edhe Kina paralajmëroi se do të ofrojë ndihmë për Afganistanin, por ende nuk janë kumtuar hollësi.
Më 22 qershor, në pjesën lindore të Afganistanit u regjistrua tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit. Më e goditur nga tërmeti është krahina juglindore afgane Paktika.
