Maqedoni

Komuna e Tetovës rrit pagat e adminsitratës për 2800 denarë

24.06.2022 12:44

Komuna e Tetovës, ka rritur rrogat e të punësuarve në administratën komunale....

Komuna e Tetovës, ka rritur rrogat e të punësuarve në administratën komunale. Në bazë të marrveshjes kolektive, nga muaj i ardhshëm do të ketë rritje të pagave për 2800 denarë. Kreu i komunës Bilall Kasami  tha  se buxhetit të komunës rritja e pagave do i kushton 1.2 milon denarë.
 
“Komuna e Tetovës në interes të punëtorve dhe drejtave të tyre ka nënshkruar marrveshje kolektive, me të cilën paga linear për të gjitha të punësuarit, rritet për 2800 denarë. Marrveshja kolektive është nënshkruar dhe nga muaj i ardhshëm, do të nisë kalkulimi i pagës konform kësaj rritje. Pagat do të sigurohen nga vjelja e taksave nga qytetarët. Komunës do i kushton rritja e pagave të puntorve 1 milon e 2 mijë denar së bashku me koontributet në bazë mujore.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Ekonomisiti Menderes Kuçi, thotë se në këtë periudhë të shtrenjtimit të çmimeve dhe inflacionit është e domosdoshme rritja e pagave, e cila sipas tij ndihmon edhe në uljen e koorupsionit.
 
“Sigurisht se një arsye e madhe është inflacioni, dhe vetë standarti i puntorëve që punojn nëpër institucione. Ky nivel i ulët i rrogave gjithmon sipas meje, kryesisht te ato punëtor që qytetarët kërkojn shërbime, ka qenë vatër e vetë gjenerimit të koorupsionit. Deri sa një qytetar nga rroga e tij nuk mund të siguron mirqenin familjes detyrohet me dashje apo pa dashje, të hynë në ujrat e koorupsionit, një herë futesh në këto ujra dhe aty mbesish.”, tha ekonomisiti Menderes Kuçi.
 
Rritja e çmimeve të produkteve bazë dhe rritja e vazhdueshme e inflacionit ka bërë që të punësuarit në sektorin publik të protestojnë me kërkesën për rritjen e rrogave prej 2800 denarësh. 
 
VISAR SADIKI