Maqedoni

Kuvendi bullgar miratoi propozimin francez

24.06.2022 13:57

Pas disa orësh debati, Kuvendi bullgar miratoi me kushte të ndryshuara, propozimin francez...

Pas disa orësh debati, Kuvendi bullgar miratoi me kushte të ndryshuara, propozimin francez për zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për pikën e rendit të ditës, e propozuar nga deputeti Hristov Ivanov dhe partia “Bullgaria Demokratike”, 170 deputetë votuan “pro”, 37 votuan “kundër” dhe 21 deputetë “abstenuan”.
 
Debati në parlamentin bullgar u mbush me shumë akuza se "kush tradhtoi" dhe "kush mbroi  interesat kombëtare bullgare", deri në përfundimin pothuajse unanim se propozimi francez ishte më i miri që kishte marrë ndonjëherë Bullgaria. 
 
Propozimi i paraqitur nga “Bullgaria Demokratike” parashikon plotësimin e ofertës franceze me katër kushte të tjera – zbatim efektiv i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, garantim i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni përmes përfshirjes së tyre në Kushtetutë si shtetndërtues, që gjatë procesit të anëtarësimit  të RMV-së, asgjë të mos  interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Bullgaria dhe garanci evropiane se do të përmbushen kushtet bullgare.