Botë
Rama i përgjigjet Ministrisë së Jashtme bullgare: Hiqni veton ose duhet të më duroni mua
24.06.2022 11:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur reagimeve të Ministrisë së Jashtme bullgare..

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur reagimeve të Ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i ka kërkuar të rishikojë sjelljen e tij, pra komunikimin dhe daljen publike. Në reagimin e tij, Rama thotë se ashtu si Bullgaria ka probleme me mënyrën e të shprehurit, ka probleme edhe me mënyrën se si Bullgaria trajton çështjet Dypalëshe.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë, e ka problem mënyrën se si shprehem! Është shumë e justifikuar. Unë kam gjithashtu një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet dypalëshe duke përdorur procesin e zgjerimit të BE-së si një mjet për të rrëmbyer dy anëtarë të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton ose duroni me mua”, shkruan Rama në Twitter.
Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante ndër të tjera se pret që Rama të rishikojë mënyrën e të shprehurit dhe të flasë në një gjuhë të përshtatshme për një politikan.
