Maqedoni
EEM i ovfron EVN-së energji me çmim 17% më shtrenjt
24.06.2022 14:11
Elektro Ekonomia e Maqedonisë ka ofruar 17% çmim më të lartë në tenderin e EVN Home....

Elektro Ekonomia e Maqedonisë ka ofruar 17% çmim më të lartë në tenderin e EVN Home. Kjo do të thotë se për rrymën e prodhuar në vend të 41 eurove, në gjashtë muajt e ardhshëm EVN do të paguajë 48 euro për megavat orë. EEM thotë se do të mbulojë kërkesën e plotë nga EVN Home, gjegjësisht do të sigurojë 100% të nevojave për energji elektrike.
“Sh.A EEM, si ofertues i vetëm më i favorshëm në tender, i ofroi EVN Home-it çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 48 eurosh për megavat orë për të mbuluar 100 për qind të sasive të planifikuara.”, njofton kompania EEM.
Komisioni Rregullator i Energjetikës do të duhet të definojë çmimin e ri të energjisë elektrike. Ajo që dihet deri më tani është se pothuajse të gjitha kompanitë energjetike që kanë dorëzuar një përllogaritje në Rregullator, kërkojnë rritje të çmimit të shërbimeve të tyre. Eelektro distribucioni ka kërkaur rritje deri në 80% derisa MEPSO kërkon rritje të çmimit për gati 70%. Nga këto kërkesa, KRRE duhet të vendosë se çfarë do të pranohet dhe çfarë jo. Gjithçka që duhet të njihet si shpenzim do të përfshihet në çmimin e ri të energjisë elektrike, në të cilin pjesën më të madhe e ka oferta nga EEM.
KRRE-ja javën e ardhshme përtet të sjell vendim për çmimin e ri të energjisë elektrike i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 korriku deri në fund të vitit. Herën e fundit çmimi i energjisë elektrike është rritur në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishte rritje prej rreht 10%, ndërsa për të shmangur kërizën me energjinë elektrike qeveria shpalli krizë në tregun e energjisë elektrike dhe injektoi mbi 150 milionë euro nga buxheti.
SEDAT SELIMI
