Osmani: Të shohim cili do të jetë versioni përfundimtar i propozimit francez
“Fillimisht duhet të shohim se çfarë teksti është votuar nga Parlamenti bullgar dhe si do të ndikojë në atë që do të paraqesë presidenca franceze...

“Fillimisht duhet të shohim se çfarë teksti është votuar nga Parlamenti bullgar dhe si do të ndikojë në atë që do të paraqesë presidenca franceze si propozim përfundimtar. Ishte thjesht një version pune, nuk kishte përfunduar. Mbetet të shohim se cili është qëndrimi bullgar dhe çfarë do të propozojë Franca, pasi të shohim qëndrimin tonë. Do të shohim në ditët në vijim”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Osmani informoi se në versionin punues të kornizës negociuese dhe konkluzionet tjera që u janë dorëzuar shteteve anëtare ka pyetje në kllapa.
"Prandaj, mendoj se me këtë vendim të Bullgarisë dhe qëndrimin tonë të përfaqësuar nga Kovaçevski, do të shohim se çfarë qasje do të vendoset. Qëndrimi ynë është i qartë – çështja e gjuhës, çështjet historike, të mos jemi pjesë e kornizës së negociatave dhe renditja mes hapave, pasi ndryshimi i Kushtetutës dhe fillimi i negociatave janë të rëndësishme në vendimin tonë për të pranuar ose refuzuar një propozim”, tha Osmani
