Futboll
Barcelona fiton derbin, ndërsa Juventus fiton në San Paolo pas 14 viteve
12.01.2015 10:29
Barcelona ka shënuar fitore të madhe mbrëmë ndaj Atletico Madridit në Camp Nou, duke e mposhtur në derbi 3-1...

Treshja sulmuese e Barcelonës ka shënuar nga një gol në fitore.
Lionel Messi më shokë mjaft mirë e nis lojën dhe brenda pjesës së parë shënoi dy herë përmes Neymar (12’), e Suarez (35’) dhe me epërsinë prej 2-0, skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë, është luajtur lojë mjaft e mirë. Madrilenët përmes Mario Mandzukiq (57’) nga pika e bardh ngushtuan epërsinë në 2-1, mirëpo goditjen e tret mysafirëve ua dha Messi (81), duke shënuar golin e tret për “blaugranat”.
Ne ketë sfidë Lionel Messi realizoi asistimin jubilar, të njëqindtë në La Liga, kur ia pasoi topin Luis Suarezit për golin e dytë. Barcelona tani ka 41 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Real Madrid që ka nje ndesje me pak, kurse Atletic Madrid zë vendin e tret më 38 pikë.
Juventus ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme mbrëmë ndaj Napolit si mysafir. Kjo, pasi që Bianconerët kanë arritur të mposhtin skuadrën në stadiumin San Paolo pas 14 viteve.
Ekipi i Masimiliano Alegrit ka treguar lojë të mirë dhe ka merituar plotësisht fitoren ndaj napolitanëve, të cilët pasi që barazuan 1-1 më nuk kishin fuqi t’i bënin ballë kampionit aktual të Italisë.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave ka dhënë lojë mjaft të fortë, derisa kampionët në fuqi të Italisë treguan forcën e tyre të vërtetë.
Paulo Pogba (29’), Martin Kaseres (69’) dhe Arturo Vidal (90), shënuan nga një gol për fitoren e “Zonjës së Vjetër”, kurse golin e vetëm për napolitanët e realizoi Miguel Britos (64’).
Juventus, tash me 3 pikë më shumë se Roma, kryeson rehat tabelën e Serie A.
