Botë

Zenelsky falenderon BE-në për statusin kandidat

24.06.2022 15:08

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar shtet anëtar të Bashkimit Evropian...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar shtet anëtar të Bashkimit Evropian pas votimit historik për t'i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Ai njëherit ka theksuar se Ukraina nuk është as urë dhe as jastëk ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, por një partner i ardhshëm i barabartë për të paktën 27 vende të BE-së. 
 
“Ukraina po lufton për liri. Besoj se flamuri i BE-së do të jetë në çdo qytet ukrainas që ne çlirojmë nga pushtimi rus. Faleminderit për mundësinë për një histori të re të Ukrainës, një histori të re të Evropës, edhe më të fortë dhe më të lirë ndonjëherë.”, thapresidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
 
“Nga ky moment, vedi ynë jo vetëm që do ta pranojë përvojën evropjane, por do të mund të ndikojë edhe në formimin e politikave sektoriale të BE-së. Procesi i integrimit të Ukrainës në Union bëhet I pa kthyeshëm.”, tha kryeminsitri i Ukrainës Denys Shmyhal.
 
Lavrov: BE-ja si Hitleri po lufton Rusinë
 
Rusia nuk e ka pritur vendimin e BE-së për tu ndarë statusin e vendeve kandidate Ukrainës dhe Moldaviosë. Kjo rrugë përkujton luftëne dytë botërore ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Serhej Lavrov.
 
“Evropjanët e kanë zgjedhir këtë rrugë e cila për fat të keq përkujton në luftën e dytë botërore, kur Hitleri bashkoi një numër të madh vendesh evropjane nëse jo edhe shumicën të luftojnë kundër Bashkimit Sovjetik. BE-ja dhe NATO po sillen ngjashëm, po ndërtojnë kualicion për luftë kundër Rusisë.”, tha ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.
 
Por në Moskë, po mbahet edhe një takim i Unionit të Shteteve të Pavarura për të dikutuar hapat e ardhshëm të ushtrisë ruse dhe aktivitetit të NATO-s pranë kufirit të tyre. 
 
Nga ana tjatër lufta në Ukrianë vazhdon. Trupat ukrainase po rezistojnë në periferi të Lisiçanskut, qyteti i fundit nën kontrollin e Kievit në rajonin e Luhanskut. Luftime të ashpra edhe në Severodonetsk. Ministria e ruse e mbrojtjes pretendon se ka rrethuar rreth 2.000 ushtarë ukrainas në Donbas ndërsa po intensifikohen përpjekjet për të kapur Severodonetskun dhe Lysychanskun.
 
GYLTENE SINANI