Maqedoni
Eurointegrimi, Kuvendi bullgar heq veton ndaj RMV-së
24.06.2022 15:20
Parlamenti bullgar me 170 vota për votoi rezolutën franceze për zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut....

Parlamenti bullgar me 170 vota për votoi rezolutën franceze për zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut. Kundër rezolutës u rreshtuan 37 deputetë, ndërkaq të përmbajtur 21.
Propozimi francez vërteton kushtet mbi të cilat Bullgaria do të mbështes integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht heqjen e vetos për fillimin e bisedimeve.
Këtu përfshihen zbatimi efikas i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, garanca evropiane se kërkesat bullgare do të përmbushen, garanca për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke i përfshirë në kushtetutë dhe se asgjë nga procesi i negocimit të Maqedonisë nuk do të trajtohet si pranim i gjuhës maqedonase nga Bullgaria.
Nga partija opozitare Rilidnje të cilët votuan kundër akuzuan për tradhëti kombëtare partitë që dje votuan mosbesimin e qeverisë ndërkaq tani bashkohen në emër të interesave bullgar, të ndikuar nga faktorë të jashtëm. Nuk munguan as pankartat nacionaliste kundër Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia është Bullgari, Bullgaria është Maqedoni dhe ne nuk mund t’i lejojmë askujt të tradhëtojë interesat bullgare, pasiqë kemi përjetuar dy katastrofa kombëtare dhe mos ta përjetojmë katastrofën e tretë.”, tha Kostadin Kostadinov nga partia ‘Rilindje’.
Nga koalicioni ‘Bullgaria Demokratike’, mbrojtën propozimin francez duke e cilësuar si zgjidhje të mirë nën ombrellën e BE-së.
“Ne kemi interes që Maqedonia të nis ti afrohet Bashkimit Evropian dhe të del nga orbita serbe dhe me atë që bëjmë ne e lëmë aty në orbitën serbe. Duhet të gjindet zgjidhje dhe kjo që sot po miratojmë është zgjidhje e mirë.”, tha Hristo Ivanov nga koalicioni ‘Bullgaria Demokratike’.
Një pjesë e deputetëve të opozitës përfshi edhe të ish kryeministrit Borisov u shprehën se me dokumentin përforcohen interesat bullgare.
“Për herë të parë Komisioni Evropian pozicionohet në anën e Bullgarisë dhe bëhen pjesë e këtij kontesti. Ne arritëm që kërkesat tona të bëhen kërkesa europiane. Ne arritën që Maqedonia e Veriut të negociojë me BE-në. Ne kemi mekanizëm që të mbrojmë çdo interes bullgar, secili që do të jetë në pushtet të mos gjunjëzohet para interesave të jashtme.”, tha Nastimir Ananiev nga partia ‘Ka një popull të tillë’.
“Vjedhja e historisë, propaganda, gjuha e urrejtjes, ne do të vazhdojmë të edukojmë pasardhës nga të dyja anët e kufirit të cilët urrehen dhe nga kjo humbasin dyja shtetet, por më së shumti qytetarët e Maqedonisë së Veriut.”, tha Ekaterina Zaharieva nga partia GERB.
Propozimi francez të enjten në Bruksel u vlerësua si i pa pranueshëm nga Kryemsinitri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, prandaj pas vendimit të parlamentit të parlamentit bullgar pritet hapat e rradhës të Shkupit dhe Brukselit, që vedi sëbashku me Shqipërinë të fillojnë bisedimet me BE-në.
MERALE ISMAILI
