Maqedoni
Lagjja e Trimave, Avokati i Popullit: Trasfer të të burgosurve duhet të ketë
24.06.2022 15:42
Edhe pse 10 ditë më parë Drejtori për zbatimin e sanksioneve theksoi se të dënuarit për logjistikë në rastin “Lagjja e Trimave”...

Edhe pse 10 ditë më parë Drejtori për zbatimin e sanksioneve theksoi se të dënuarit për logjistikë në rastin “Lagjja e Trimave” për shkaqe sigurie nuk do të transferohen në shtëpi tjetër përmirëse ndëshkuese, Avokati i Popullit Naser Zyberi thekson se kjo drjetori ka pranuar rekomandimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e të drejtave ligjore sa i përket zhvendosjes dhe benefiteve tjera.
“Rekomandimi jonë i fundit është pranuar nga Drejtoria për egzekutimin e sanksioneve se këta persona patjetër se do të duhet të trajtohen njejtë sikurse të gjith të burgosurit e tjerë por rekomandimi im fillestar ka qenë që ata të zhvendosen nga burgu i Shkupit në burgun e Idrizovës, sepse në Burgun e Shutkës edhe po të duan që ti shfrytëzojnë ato të drejta dhe beneficione nuk egziston rregullativ dhe kushte praktike. Para dy javësh mendimin që e kanë dhënë ata është në funskion të rekomandimit tonë se zgjidhja është trasferi i tyre.”, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi.
Nga vizitat e realizuara në shtëpitë përmirësuese ndëshkuese ekipi i Avokatit të Populit është informuar se futja e sendeve të palejueshme në shumicën e rasteve është kryer me ndërmjetsimin e personave zyrtarë. Në disa raste të punësuarit në burgje në mënyrë anonime kanë pranuar se kanë presione nga zyrtarë për kryerjen e disa shërbimeve.
“Ne nuk merremi me shumën e mitos që jepet atje por informatat tona jozyrtare thonë se varësisht nga burgu, psh në paraburgim është më i lartë dhe sillet rreth 200 deri në 500 euro për një aparat telefonik. Aksioni rezultoi me kapjen e shumë mjetëve të palejueshme, armë telrfonë etj dhe sipas informatave të mia nga MPB, procesuohen paraqitje në prokuroinë përkatëse.”, tha Zyberi.
Raporti vjetor i mekanizmit parandalues nacional për vitin 2021 flet se përpjekjet e autoriteteve për të luftuar torturën janë më shumë të karakterit deklarativ se sa thelbësor. Një numër i madh i burgjeve të vendit vazhdojnë akoma të kenë mungesën e gjësendëve elementare.
Mbipobullimi i qelive jasht suazave të normales, me lagështi në mure dhe prezencë të insketeve të ndryshme, fjetja në dysheme, koridore dhe vende të papërshtatshme, mungesa e shërbimit adekuat mjeksor e shuëm të tjera mbetet edhe më tej çështje e pazgjidhur.
Njëherit, pas ankesave të shumta të banorëve të Komunës së Haraçinës në adresë të Avokatiti të Popullit se për të 5-tën ditë me radhë kanë mungesë të energjisë elektrike, Zyberi njoftoi se do të hapet lëndë për të shqyrtuar rastin në fjalë. Inkurajon qytetarët që rastin ta paraqesin në Komisonin Rregullatorë për Energjetikë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
